Komuna e Rahovecit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur për qytetarët se për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore, do të bëhet mbyllja e qarkullimit përkohësisht në rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”.
Bllokimi bëhet nga data 17 deri më 19 prill 2025, në orarin 08:00 deri në 16:30.
“Gjatë kësaj kohe, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e vonesave dhe pengesave në qarkullim”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.