Një granatë dore është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, në afërsi të repartit të Urgjencës, ku ndodhen edhe bombolat e oksigjenit.
Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e para për sigurimin e zonës. Autoritetet kanë njoftuar menjëherë njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët janë angazhuar për largimin dhe neutralizimin e mjetit shpërthyes.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale. /Tv Prizreni