Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një lidhje direkte në “Politiko” ka thënë se kjo parti i ka siguruar numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit, në seancën konstituive që do të mbahet nesër.
Rexhaj nuk ka treguar se kush do të jetë Kryetar i Kuvendit, derisa nuk e ka pohuar as mohuar emrin e Fatmir Limajt për këtë post.
“Mendoj që nesër do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë i kemi siguruar numrat, thash jemi në proces të krijimit të numrave, ju e keni parë, Nisma ka votuar pro atë ditë”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/