Parashikimi i motit për të enjten, 17.04.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të enjten, 17.04.

Të enjten parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes pritet një destabilizim i motit, fillimisht në Rrafshin e Dukagjinit, e më pas edhe në pjesë të tjera të vendit gjatë natës.

Ky ndryshim do të shoqërohet me një sistem frontal që do të sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Pluhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, prandaj reshjet do të shoqërohen me baltë.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 20 deri në 57 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 26°C./MK



Read it all at Gazeta e Prizrenit