Bukayo Saka ka qenë protagonist edhe mbrëmë tek Arsenali duke kontribuar në fitoren 2:1 ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi anglez, ndonëse e humbi fillimisht penalltinë në “Santiago Bernabeu”, e shënoi golin “vrasës” për madrilenët në pjesën e dytë.
Falë golit të tij dhe të Gabriel Martinellit, “Gunners” e festuan fitoren e dyfishtë ndaj “Los Blancos”, të cilët i kishin mposhtur javën e kaluar në “Emirates Stadium” me rezultat të pastër, 3:0.
E përfaqësuesit anglez pas rezultateve të këtij sezoni i është rritur apetiti.
Ai është treguar mjaft ambicioz me deklaratat e fundit duke mos e fshehur synimin për ta fituar krejt trofeun e Championsit.
“Më pëlqen të besoj se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, kjo është ajo që po e ndiej. Unë vërtet mendoj se mund të bëjmë që të ndodh kjo.”
“Ne mund t’i mposhtim ekipet më të forta në Evropë… në shtëpi dhe në udhëtim, ne po mund ta shohim këtë.”
“Ne e pamë shpërthimin në rrjetet sociale kur të gjithë thoshin se Real Madridi do ta përmbysë rezultatin. Por, ne ishim në gjendje ta shfaqnim mentalitetin tonë. Dhe, ne duhet të jemi krenarë për këtë, sepse i fituam të dyja ndeshjet me Realin”.