KESCO kërkon kursim të rrymës: Konsumi po shënon rritje të ndjeshme, importi mbetet i lartë

- Bota Sot

KESCO kërkon kursim të rrymës: Konsumi po shënon rritje të ndjeshme, importi mbetet i lartë

KESCO ka kërkuar kursim të energjisë elektrike duke thënë se konsumi po shënon rritje të ndjeshme dhe importi mbetet i lartë.

“Kosova po përballet me një situatë sfiduese në sektorin e energjisë elektrike, pasi kërkesa për konsum po arrin nivele rekorde pothuajse çdo ditë. Kjo rritje e ndjeshme dhe e vazhdueshme në konsum, rreth 43% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, po ndodh në një kohë kur kapacitetet vendore të prodhimit vazhdojnë të mbeten të kufizuara dhe të ulëta. Aktualisht, ndërsa konsumi arrin mbi 700 MË, furnizimi nga burimet vendore përbëhet nga rreth 315 MË nga termocentralet me qymyr dhe rreth 130 MË nga burimet e energjisë rinovueshme (BRRE), çka është dukshëm më pak sesa nevojat e përditshme për energji elektrike.”

Në komunikatë thuhet se një pjesë e konsiderueshme e konsumit po mbulohet përmes importit.

Si pasojë, një pjesë e konsiderueshme e konsumit po mbulohet përmes importit nga tregjet ndërkombëtare, në një kohë kur çmimet janë të larta dhe të paqëndrueshme.

KESCO ka rekomanduar që qytetarët të përdorin “me kujdes të shtuar” pajisjet me konsum të lartë energjie.

Kjo situatë po krijon sfida shtesë për sistemin energjetik, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e kostove të operimit dhe menaxhimit të tij. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vetëdije në përdorimin e energjisë elektrike dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në kursimin e saj. Çdo kilovat i kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe në përballimin më të lehtë të kësaj periudhe sfiduese. Rekomandojmë që përdorimi i pajisjeve me konsum të lartë energjie – veçanërisht gjatë orëve të pikut – të bëhet me kujdes të shtuar dhe vetëm kur është e domosdoshme. Jemi në një situatë që kërkon veprim të përbashkët dhe të koordinuar nga të gjithë, për të mirën e përbashkët dhe për të minimizuar ndikimin në të ardhmen.”



Read it all at Bota Sot