Al-Nassr po kërkon një marrëveshje për mesfushorin e Chelseat, Moises Caicedo.
Sipas Telegraph, me mbështetjen e Cristiano Ronaldos, klubi saudit është i gatshëm të ofrojë 100 milionë sterlina (rreth 116 milionë euro) për Caicedo këtë verë.
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca është një admirues i madh i Caicedo, 23 vjeç, dhe do të hezitonte ta humbiste atë në fund të sezonit.
Megjithatë, vendimi mund t’i hiqet nga duart për shkak të shqetësimeve të Fair Play-t Financiar.
Në të vërtetë, sugjerohet se Chelsea do të duhet të bëjë të paktën një shitje të madhe këtë verë, në mënyrë që të mund të bëjë përsëri merkato gjatë verës.