Raportohet se Porfirije do të jetë në Kosovë për Pashkët ortodokse

- Bota Sot

Raportohet se Porfirije do të jetë në Kosovë për Pashkët ortodokse

Patriarku i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, këtë vit po raportohet se Pashkët ortodokse do t’i presë në Kosovë.

Kështu së paku ka njoftuar vetë KOS-i, teksa shtoi se ai do të jetë i pranishëm në Patrikanën e Pejës.

Vetë Porfirije, sot, në Liturgjinë e Shenjtë në tempullin e Shën Savës në Vraçar të Serbisë, në atë që njihet te besimtarët ortodoksë si enjtja e Madhe, e njoftoi ardhjen e tij në Kosovë.

“Qoftë e bekuar festa e ringjalljes së Krishtit, këtë po jua them tani, sepse dashtë Zoti nuk do të shërbej këtu në kishë për Pashkë, por nesër me ndihmën e Zotit do të shkojmë në Kosovë e Metohi, në Patrikanën e Pejës”, citon “Kossev” të ketë thënë Porfirije.

Kreu i Kishës ortodokse serbe, për herë të fundit në Kosovë ishte në Krishtlindje vitin e kaluar, për t’iu ndaluar hyrja katër muaj më vonë, në maj, kur ai dëshironte të hapte një seancë të Kuvendit të Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe.

Arsyeja e këtij vendimi, të konfirmuar nga autoritetet e Kosovës në atë kohë, ishte fushata e Beogradit kundër Kosovës, duke përfshirë ndalimin e hyrjes së zyrtarëve të Kosovës në Serbi.

Meida e ka pyetur Ministrinë e Jashtme nëse i është dhënë leja për vizitë në Kosovë, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk kemi pranuar përgjigje. 



Read it all at Bota Sot