2018-2027. Thuajse një dekadë me Liverpool, pas firmës së fundit duke rinovuar për dy vite kontratën e tij të fundit në Anfield.
Virgil van Dijk tashmë do të jetë mbrojtësi më i paguar në botë.
Gazetari David Ornstein raporton se holandezi do të fitojë rreth 400,000 paundë në javë me kontratën e re.
Gjithsej, paga e tij bruto vjetore do të jetë 19,2 milionë paundë, më shumë se mbrojtësit e tjerë, madje më shumë se William Saliba, i cilësuar numri 1 në botë për këtë vit.