Romë: Hiqet tumori prej 40 kilogramësh nga një 56-vjeçar

- Gazeta e Prizrenit

Romë: Hiqet tumori prej 40 kilogramësh nga një 56-vjeçar

Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme është kryer në ditët e fundit në Fondacionin Universitar në Kampusin Bio-Medico në Romë, ku mjekët hoqën një masë tumoriale prej rreth 40 kilogramësh nga një pacient 56-vjeçar, transmeton Gazeta Sinjali.

Pacienti kishte kryer tre operacione para se të paraqitej në këtë institucion shëndetësor. Dy të parat, në vitet 2015 dhe 2020, ishin ndërhyrje që synonin korrigjimin e një hernie inguinale, e cila më vonë rezultoi të ishte një shfaqje e hershme e një patologjie neoplastike, ka transmetuar agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ndërhyrja e tretë kirurgjikale, e kryer në prill 2023, kishte për qëllim trajtimin e liposarkomës, por pa arritur sukses. Tumori u rikthye pas disa muajsh. Pas kësaj, pacienti iu nënshtrua katër cikleve të kimoterapisë, por sëmundja vijoi të përparojë me ritëm të shpejtë.

Aktualisht, pacienti ndodhet në fazën e rikuperimit dhe po ndjek terapi e rehabilitim në Qendrën S. Maria della Provvidenza del Don Gnocchi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit