Gjithçka gati për “Kupën e Mërgatës”, mikpritës FC Kosova Düsseldorf

- Bota Sot

Gjithçka gati për “Kupën e Mërgatës”, mikpritës FC Kosova Düsseldorf

Gjithçka gati për “Kupën e Mërgatës”.

Mikpritës i kësaj gare të respektuar është klubi më i suksesshëm shqiptar, Kosova e Dusseldorfit, me president Bujar Neziri. 

Turneu organizohet nën patronatin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGj).

Po bëhet një organizim ashtu siç i ka hije mërgatës shqiptare.

Gara do të mbahet nesër dhe pasnesër ku zgjon interesim të madh.

“Më datë 19 dhe 20 prill, në qytetin Düsseldorf, do të mbahet turneu tradicional “Kupa e Mërgatës”, ku do të marrin pjesë shumë ekipe shqiptare që do të garojnë për këtë trofe të rëndësishëm.

Turneu organizohet nën patronatin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani (FFSHGj), ndërsa nikoqir i këtij viti është FC Kosova Düsseldorf.

Ceremonia hapëse e këtij eventi sportiv do të zhvillohet të shtunën, më 19 prill, në ora 10:00, dhe aktivitetet do të vazhdojnë edhe të dielën, më 20 prill, ditë kur do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Mërgatës.Radio Televizioni Publik i Kosovës do të jetë i pranishëm për dy ditët e këtij eventi sportiv dhe,Finalën do ta transmetoj drejtpërdrejt (live).

Të dashur veteran sponzor e donator, e sportëdashës të nderuar:

Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive do të jenë të pranishëm edhe mysafirë të nderuar, përfshirë: Agim Ademi, Kryetar i FFK-së, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma, Konsulli i Përgjithshëm në detyrë, një mbështetës i madh i mërgatës sonë, si dhe mysafirë të tjerë nderi”, njoftojnë organizatorët.



Read it all at Bota Sot