Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon.
Ai tha ndër të tjerat se ndonëse Aleksandër Vulin nuk është më pjesë e qeveris së Vuçiçit, largimi i tij ka qenë vetëm për të kënaqur perëndimin ndërsa në të vërtet ai vazhdon të ketë po të njëjtin ndikim si në shërbimet sekrete edhe në ushtrinë e Serbisë.
“Vulin ka goxha ndikim sidomos në shërbimet sekrete të inteligjencës serbe, gjithashtu në ushtrinë serbe. Fakti që nuk është në qeveri lidhet më shumë për ti bërë qejfin perëndimin, për ti treguar që ky person i papëlqyer për perëndimin nuk është më në qeveri.
Por nuk ndryshon ndonjë gjë në politikën e brendshme serbe ikja e Vulin nga qeveria. Vulin vazhdon të jetë aty me ndikimin që ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikim në shërbimet sekrete dhe në ushtrinë serbe”,-tha Krisafi.