Data e 19 prillit 1999 tash e 26 vjet me parë ishte një ditë heroike ku po luftohej për jetë a vdekje. Pikërisht në këtë ditë në Kosharën legjendare përjetësohen në pavdeksi 13 heronj të kombit shqiptar. Të 12 luftëtarët e Lirisë edhe në pavdeksi nuk e lanë të vetmuar komandantin e tyre por ata e shoqëruan edhe në amshim themeluesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Çekaj.Luftëtarët që shkuan në pavdekësi se bashku me kamandant Salihun në ditën e 19 prillit 1999 ishin :
1.Salih (Beqir) Çekaj- Broliq ;
2. Shefqet (Fazli) Mustafaj- Gllogjan ;
3. Afrim (Ahmet) Stojku-Arbanë;
4. Aziz (Bajram) Gashi- Balincë ;
5. Leonard (Dedë) Palucaj- Klinë;
6. Fatos (Shefqet) Limani-Prishtinë ;
7. Fisnik (Aledin) Ibrahimi -Sharr ;
8. Hysni (Sylë) Temaj- Kushnin;
9. Ilir (Ahmet) Hoxha-Arbanë ;
10. Izet (Islam) Morina-Ostrozub;
11. Bejtë (Azem) Kajdomçaj- Dedaj;
12. Luan (Ruzhdi) Gashi- Prizren dhe
13. Mejdi (Avdullah) Korrani- Pozharan.
E si në Balada të lashta kur nënat shqiptare lindin dhe rrisin djem për ti dalë Zot atdheut edhe familja e Dedë Palucës nga Klina e kishte lindur dhe rritur për lirinë e Kosovës Leonardin. Leonardi ishte rritur me rrëfimet e familjarëve për trimërinë e lugdrinasve ku shquhej komandanti legjendar i Shqipërisë Etnike Ndue Përlleshi i cili rreth pesë vite bëri luftë heroike kundër serbëve dhe komunistëve nëpër malët e Shqipërisë Etnike, është rritur me rrëfimet për luftërat e bashkëluftëtarve të Ndue Përlleshit, Shaban Demës e Ndrecë Nikollës. Këta dy të fundit ranë heroikisht në Betejën e Malit të Bokshiqit,ku plagosët edhe legjenda e trimërisë dhe heroizmit Ndue Përlleshi por e qan rrethimin. Leonardi pa hezituar fare iu kishte bashkuar luftës së Kosovës në Kosharën legjendare. Ai edhe pse i ri tregoj mençuri, trimëri dhe atdhedashuri.
Familja e gjërë dhe atdhetare Paluca është shtrirë në tri degë: njëra degë ka qëndruar në Klinë,pjesa tjetër e kësajj familje është vendosur në Trepeticë të Prizrenit kurse dega e tretë në Dol të Gjakovës. Peripecitë e kësaj familje kishin filluar që nga Pashkët e përgjakura të 11 prillit e deri më 17 prill 1941 kur terroristët serb të përkahur nga argatët shqipfolës kishin likuiduar dhe vrarë në tetë fshatra të komunës se Gjakovës 72 shqiptar të besimit katolik. Ku në mesin e këtyre 72 të vrarëve ishin edhe dy djem të familjes Paluca nga Doli i Gjakovës. Këta ishin dy djemtë e Ndrekë Gjin Palucës:Toma i biri i Ndrekë Gjinit (Paluca) i lindur në vitin 1899 në Dol me banim në Dol, dhe Tuna i biri i Ndrekë Gjinit Paluca i lindur në Krushevë të Vogël në vitin 1901 më banim në Dol.
Po nga ky trung i gjërë familjar, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pushtuesit Jugosllav i ndoqi dhe i dënoi me burg, Pren dhe Hil Palucajn nga fshati Trapeticë i Komunës se Prizenit, për shkak se ata kishin marrë pjesë në formacionet kryengritëse të levizjës kombëtare shqiptare, që bashkëpunuan ngushtë me luftëtarin e Shqipërisë etnike Ndue Përlleshin,i cili njëkohësisht gjeti përkrahje edhe në fshatrat e Prizrenit në Trepeticë ,Velezhë, Grazhdanik e Atmagjë të Prizrenit, ku përveç se në familjën Paluca ai për një kohë qëndroj edhe në familjen Paloka,tek vëllëzërit Ndue, Mhill dhe Franë Paloka të Velezhës, familjën e Gaspër Kalajt në Grazhdanik dhe në familjën e Tunë Gojanit dhe Mark Frrok Gojanit në Atmagjë të Prizrenit. Shumica e këtyre meshkujve nga këto familje kishin vuajtur edhe dënimet me burg për shkak të bashkëpunimit me heroin Ndue Përlleshin. Po ashtu, në këtë kohë, nga ky regjim u vra edhe Mark Palucaj, nga Doli nga trungu gjeneologjik i familjes Paluca nga Trepetica u dallua edhe luftëtari i shumë betejave në mbrendësi të Kosoveë Pal Paluca.
Pali luftoi në Drenicë në krahun e heroit Fehmi Lladrovci në mbarë Dukagjinin, në Llapushë e në Përdrini ku vetëm pak kohë para çlirimit të Kosovës ra heroikisht më 5 maj 1999 në Piranë të Prizrenit.Duke pasur familjen Palucaj, përherë në shënjestër, në vitin 1996, në afërsi të Kurshumlisë në Serbi, sigurimi serb e vrau Agronin djalin e axhës se Leonardit, i cili ishte duke u kthyer nga Austria për në gjirin familjar.Trupi i tij ishte hedhur në një lumë. Në radhët e UÇK-së, u radhitën edhe shumë djem të tjerë të familjeve Palucaj nga Klina dhe Trepetica e Prizrenit.
Rënien heroike të Leonard Palucës dhe 12 bashkëluftërare të tjerë e shpjegon komandanti i betejës se Kosharës Rrustem Berisha i cili në fjalën e mbajtur në Prishtinë më 10 qershor 2024 me rastin e 25 vjetorit të rënies se Sali Çekajt rënien heroike të 13 luftëtarve të Betejës se Kosharës të rënë më 19 prill 1999 do ta shpjegon në këtë mënyrë:“Më 19 prill ishte dita më e përgjakshme e luftimeve.
Me këtë datë, forcat serbe ishin mobilizuar për kundër ofensivë me qëllim që të ripushtonin pozicionet e humbura në rajonin e gjerë të Kosharës. Kishin sjellë përforcime të shumta dhe njësitë më elitare, si Brigada e 63-të e parashutistëve, Brigada 72 speciale, Batalioni i Policisë Ushtarake dhe shumë trupa ushtarësh. Pas fillimit të luftimeve, Saliu kërkoi të merrte disa ushtarë me vete dhe të shkonte në Rrasë të Kosharës, duke theksuar se Fadili ishte i ri në ato pozicione dhe nuk i njihte ushtarët. Ai e përsëriti betimin se aty ku ishte derdhur gjaku i Agim Ramadanit, këmba e armikut nuk guxon të shkelë.Unë isha në kontakt të vazhdueshëm me Saliun derisa u bashkua me Fadilin. Përshkrimin e momentit të rënies së heroit Salih Çekaj e ka bërë disa herë Gjenerali Fadil Hadergjonaj. Luftëtarët tanë nuk u zmbrapsën asnjë hap, edhe me çmimin e jetës.
Po në këtë ditë ranë për të mos vdekur kurrë në të gjitha drejtimet e luftës heronjtë:Salih (Beqir) Çekaj, Broliq Shefqet (Fazli) Mustafaj, Gllogjan,Afrim (Ahmet) Stojku, Arbanë,Aziz (Bajram) Gashi, Balincë,Bejtë (Azem) Kajdomçaj, Dedaj,Fatos (Shefqet) Limani, Prishtin,Fisnik (Aledin) Ibrahimi, Sharrë,Hysni (Sylë) Temaj, Kushnin,Ilir (Ahmet) Hoxha, Arbanë,Izet (Islam) Morina, Ostrozub,Leonard (Dedë) Palucaj, Klinë,Luan (Ruzhdi) Gashi, Prizren,Mejdi (Avdullah) Korrani, Pozharan Forcat serbe pësuan humbje të mëdha dhe u tërhoqën me turp. Luftimet vazhduan edhe pas datës 19 prill, me intensitet të lartë dhe në afërsi deri në 50 metra. Raporti i forcave ishte 1 me 5, me rreth 3,000 luftëtarë të UÇK-së përballë 15,000 luftëtarëve të armikut përfundon rrëfimin Komandanti Rrustem Berisha. “
Leonard Palucaj ra në altarin e lirisë ende pa i mbushuar 21 vjet jetë. Ai përpara kishte dy alternativa ata jetoj jetën si i ri apo ta jap jetën për lirinë e Kosovës. Leonardi i brumosur me atdhedashuri dhe duke rrjedhur nga një familje me tradita atdhetare që për një shekull kishte qëndruar dhe dhanë djem në luftë kundër pushtuesve serb ai vendosi që jetën e tij në moshën më të re t´ia jap lirisë se Kosovës dhe ra heroikishtë më 19 prill 1999 në luftë kundër pushtuesve serb. Leonardi dhe bashkëluftëtaret e tij janë rrezja më e ndritur e shqiptarisë.Ata janë engjujt mbrojtës të shqiptarizmit të cilët me luftë e treguan se Kosova e meriton lirinë.
Trupi i vdekur i Leonard Palucës u varros tri herë: një herë dy ditë pas rënies në qytetin e Bajram Currit, pastaj më 23 gusht të vitit 1999 u rivarros në Koshare për të pushuar përjetësisht në varrezat familjare në Krushevë të Vogël më 16 janar 2003. Edhe uratët(rruzarën) e këputur në mes nga plumbat e shkaut ju kishin kthyer nënës Dilë. Babë Deda dhe nënë Dila e përjetuan me dhimbje në shpirt rënien e djalit të tyre Leonardit por ata duhët të jenë krenarë se Leonard Paluca i takon përjetësisë.Ai është heroi i cili jetën e re ja fali çlirimit të Kosovës dhe u bë shëmbull për të rinjët se si duhët të luftohët për çlirimin e tokës Arbërore.