Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

- Bota Sot

Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

Ka vdekur gazetari kosovar, Sylejman Shaiqri, njoftoi të shtunën familja e tij përmes një njoftimi në Facebook.

“Lamtumira jonë është e rëndë, por mirënjohja për jetën që ndamë me të është e pafund”, shkroi vajza e tij, Vjosa.

Telegram ngushëllimi ka shkruar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Sylejman Shaqiri dha kontribut të pashoq në gazetari dhe media”, tha AGK.

Shqairi e nisi karrierën e nisi në fillim të viteve ’80, në Radio Ferizaj, ku shërbeu si kryeredaktor dhe drejtor, për të vazhduar më pas në Radio Televizionin e Prishtinës si gazetar dhe redaktor përgjegjës.

Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së, kontributi i tij vazhdoi në Radio Kroacia dhe Radio Tirana.

Pas luftës mbajti pozitat më të larta, duke përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës ku ishte edhe redaktor lajmesh e udhëheqës i disa emisioneve.

“Shaqiri do të kujtohet për profesionalizmin e tij, përkushtimin ndaj profesionit dhe rolin e tij udhëheqës në zhvillimin e mediave në Kosovë”, shkroi AGK.



Read it all at Bota Sot