Dëshirë e trajnerit Amorim

- Bota Sot

Dëshirë e trajnerit Amorim

Manchester United po kalon një moment të vështirë në Premier League, teksa mban vendin e 14-të në renditje.

Një nga pikat më të dobëta të “Djajve të Kuq”, është reparti i mbrojtjes.

Pikërisht për këtë gjë, drejtuesit po mendojnë në prag të merkatos së verës. Klubi anglez ka “piketuar” mbrojtësin portugez të Sportingut të Lisbonës, Goncalo Inacio, i cili po bën mjaft mirë.

Ai është dëshirë e trajnerit Ruben Amorim, i cili e ka stërvitur futbollistin kur ishte “timonier” i Sportingut. Kontrata e Inacio me Sporting përfundon në verën e 2027-ës dhe për ta blerë duhen rreth 50 milionë euro.

23-vjeçari po kalon një sezon fantastik, ku përveç aftësive mjaft të mira difensive, po bën mirë edhe në sulm. Ai ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë, duke qenë protagonist absolut.



Read it all at Bota Sot