Caci kërkohet nga klubi i Premier League

- Bota Sot

Caci kërkohet nga klubi i Premier League

Anthony Caci është një nga emrat më të përfolur së fundmi, si lojtari i radhës që mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë konkrete dhe nuk dihet nëse ky operacion do të ketë sukses.

Ndërkohë anësori që aktivizohet me Mainz në Gjermani, duke se do të ndryshojë ekip këtë verë.

27-vjeçari që bën mjaft mirë rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit të djathtë, ka fituar interesin e Fulham.

Klubi i Premier League ka nevojë për një anësor të djathtë dhe shohin te Caci lojtarin perfekt. Pritet të shihet nëse vetë futbollisti do të japë “dritën jeshile”, pasi nga klubi gjerman nuk pritet të ketë probleme.



Read it all at Bota Sot