Carlo Ancelotti flet sërish pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, në konferencën për media, në prag të ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.
“Nuk ka asnjë konflikt me klubin dhe kush e thotë këtë gënjen: presidenti tregon më shumë dashuri në këto momente sesa kur fitojmë. Realiteti është se në këtë botë gjithçka vihet në pikëpyetje, qoftë edhe një klub që ka fituar në 30 vjet”, tha ai.
“Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishëm për të gjithë, është historia më e rëndësishme për Real Madridin, por nuk është e vërtetë që pjesa tjetër nuk llogaritet”, theksoi trajneri italian në prag të ndeshjes së LaLigës.
“Çfarë më lëndoi më shumë? Fakti që një klub që ka fituar gati 30 tituj në dekadën e fundit po vihet në pikëpyetje. Absurde”.
Dhe thashethemet janë rikthyer për një lamtumirë të mundshme në fund të sezonit, me bankinën e kombëtares braziliane ende në horizont. “Nuk ka asgjë për të thënë. Ne do të flasim për këtë në fund të sezonit”, pohoi Ancelotti, duke hedhur poshtë thashethemet për një dhomë të ndarë të zhveshjes dhe mosmarrëveshjet me klubin.
“Kam folur me lojtarët dhe klubin. Të gjithë jemi në të njëjtën gjatësi vale. Jemi të gjithë të zhgënjyer që kemi dalë nga gara në të cilin kemi qenë më të suksesshëm. Por nuk mund të fitosh gjithmonë. Ndërkohë, nesër është Athletic dhe ne duam të qëndrojmë në garën për La Liga”, përfundoi strategu italian.