Momenti kur Putin shpall armëpushimin e përkohshëm: Urdhëroj të ndërpriten të gjitha operacionet ushtarake

- Bota Sot

Momenti kur Putin shpall armëpushimin e përkohshëm: Urdhëroj të ndërpriten të gjitha operacionet ushtarake

Rusia ka njoftuar se do të ndërpresë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë.

Vladimir Putin tha se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga sot deri të hënën.

Ndërsa tani është publikuar momenti kur Putin shpall armëpushimin.

“Unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake për këtë periudhë.”

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që propozohet një “armëpushim i Pashkëve” për të ndaluar përkohësisht operacionet luftarake në luftë.

Që në vitin 2022, vetëm disa muaj pasi Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë, u propozua një armëpushim për periudhën nga 21 deri më 25 prill.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres propozoi më pas një armëpushim të përkohshëm me qëllim “hapjen e korridoreve humanitare” dhe krijimin e kushteve “për daljen e sigurt të të gjithë civilëve që dëshirojnë të largohen nga zonat e konfliktit”.

Megjithatë, armëpushimi nuk hyri kurrë në fuqi.

Megjithëse Ukraina ra dakord me propozimin, Rusia e refuzoi atë.



Read it all at Bota Sot