Kukësi dhe Kastrioti mësojnë rivalët e “Play-Out”-it

- Bota Sot

Kukësi dhe Kastrioti mësojnë rivalët e “Play-Out”-it

Janë mbyllur 2 ndeshjet e “Play-Off” të Kategorisë së Dytë. Luzi dhe Oriku kanë arritur të kualifikohen në raundin tjetër.

Skuadra e Luzit ka arritur të triumfojë thellë ndaj Sopotit. Luzitanët kanë shënuar 4 gola ndaj kundërshtarëve të tyre për të vazhduar rrugëtimin drejt Kategorisë së Parë.

Ndërkohë 3-2 ka përfunduar sfida mes Orikut dhe Tomorit. Skuadra nga Orikumi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme, ku tashmë do të duhet të sfidohen me ekipet e Kategorisë së Parë.

Ndërkohë kujtojmë se Luzi do të duhet të luajë ndeshjen e ardhshme me Kastriotin për ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa nga krahu tjetër Oriku gjen Kukësin. Duele këto që do të vendosin edhe fatet e skuadrave për sezonin e ri..



Read it all at Bota Sot