Dramë në Barcelonë mes Barcelonës dhe Celta Vigos.
Ndeshja u mbyllë me rezultat 4:3 në favor të Barcelonës.
Barcelona ngadhënjeu në frymën e fundit si vendas.
Barcelona gati të befasohet nga ekipi rival.
Futbollisti Borja Iglesias është trim i ndeshjes, me het-trik-un e tij por që nuk i solli pikë Celta Vigos nga Barcelona.
Celta ishte në epërsi me 1:3 por Barcelona me zemër të madhe përmbysi gjithçka.
Për Barcelonën shënuan Torres (12), Olmo (64) e Raphinha (68 e 90+8 – nga penalltia) dhe për Celta Vigo realizuan Iglesias (15, 52 e 62).
Pas javës së 32-të Barcelona kryeson me 73 pikë e ka 7 më shumë se Reali në vend të dytë por ky i fundit ka një ndeshje më pak. Celta është në pozitën e shtatë me 43 sosh.