Riatdhesohet emigranti i parë nga Gjadri, Piantedosi: Operacionet nuk do të ndalen

- Bota Sot

Riatdhesohet emigranti i parë nga Gjadri, Piantedosi: Operacionet nuk do të ndalen

Italia riatdheson emigrantin e parë që ishte akomoduar rreth 1 javë më parë në kampin e Gjandrit, që tashmë funksionon si një CPR, ku strehohen ata që kanë humbur të drejtën e azilit apo qëndrimit në vendin fqinj.

Ende nuk dihet mosha dhe kombësia e këtij emigranti, por ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë të ditur nisjen e procesit të riatdhesimeve.

 “Riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj në Qendrën e Riatdhesimit Gjader”, shkruan ministri i Brendshëm në X, duke siguruar se “operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, siç parashikohet nga strategjia e qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm”.

Mbi 600 emigrantë kanë zbarkuar në më pak se 24 orë në ishullin Lampedusa. Pas 269 emigrantëve që mbërritën të premten, të shtunën, 297 migrantë zbarkuan në bordin e pesë anijeve, të ndarë në grupe prej 27 deri në 94: Bangladeshas, Egjiptianë, Sirianë, Sudanezë dhe Somalezë.



Read it all at Bota Sot