Arteta mendon edhe për titullin

- Bota Sot

Arteta mendon edhe për titullin

Të dielën në orën 15:00, Arsenali do të presë në “Wembley” Ipsuiçin që vetëm matematika nuk e përjashton nga rënia në një kategori më poshtë.

Çështje matematike edhe titulli i Premier League-s. Në fakt, Liverpulit do t’i mjaftonte një fitore me Lesterin për të festuar, por me kusht që “Topçinjtë” të munden në shtëpi.

Për Mikel Artetën, momenti është pozitiv, sidomos pas suksesit me kualifikim në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Dhe djemtë e Londrës nuk kanë ndërmend të dorëzohen, jo menjëherë të paktën. Me Ipsuiçin do të synohen pikët e radhës dhe për këtë garanton trajneri i tyre.

“Jemi në fund të sezonit dhe dihet lodhja e grumbulluar nga këta djem. Kemi ende shumë ndeshje të rëndësishme, por suksesi në Madrid na ka dhënë energji shtesë, të cilat do t’i shfrytëzojmë për të ndjekur objektivat tanë.

E dimë se sa e vështirë është që Liverpuli të humbasë titullin, por ne duam të luftojmë deri në fund. Kjo vlen për të dielën, por edhe për të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat”.



Read it all at Bota Sot