Influencuesi, i cili gjuajti një raketë natën e Vitit të Ri në një apartament në Berlin, po largohet nga Gjermania pasi u dënua me kusht.
"Dua të shkoj në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur," tha Atallah Younes për mediat gjermane përpara se të hynte në aeroportin të kryeqytetit, ku avioni ishte planifikuar të nisej drejt Amanit të Jordanisë në orët e vona të pasdites.
Younes (23) ka mësuar shumë nga sjellja e tij. Ai nuk është i trishtuar dhe nuk ka ndjenja të këqija për atë që ndodhi.
"Çdo ditë në jetë mësojmë diçka të re, na mësohen mësime. Kjo është një për mua. Është një mësim që nëse bën diçka, duhet ta paguash”.
Gjykata Rajonale e Berlinit e kishte dënuar influencuesin gjashtë muaj me kusht më 9 prill për dëmtim të pronës.
Me vendim, gjykata i hoqi urdhrin e arrestit pasi Younes nuk kishte precedentë penal.
Ai u arrestua më 4 janar kur donte të largohej nga Gjermania dhe që nga ajo kohë ndodhet në paraburgim.
Pas daljes nga burgu, Younes ka qëndruar me një mik sipas avokatit të tij. Ai kishte raportuar, sipas udhëzimeve, në zyrën e imigracionit të nesërmen. Tani ai po përfiton nga "mundësia e largimit vullnetar" dhe donte të largohej sa më shpejt nga Gjermania dhe të kthehej te familja e tij.