Trofeu i kampionit u dorëzohet pas sfidës me Flamurtarin

- Bota Sot

Trofeu i kampionit u dorëzohet pas sfidës me Flamurtarin

Vora është skuadra kampione e Kategorisë së Parë. ekipi i drejtuar nga Arian Belliu prej javësh është shpallur kampione e kampionatit, por ditën e sotme do të mund të ngrejnë lart trofeun.

Vora do të presë Flamurtarin në në sfidë e cila për vlonjatët është shumë e rëndësishme, pasi luhen fatet e ngjitjes në Superiore, ndërkohë për ekipin nga Vora sfida e sotme është një festë.

Për këtë klubi u bën thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të skuadrës dhe për të festuar së bashku edhe titullin kampion.

E sotmja është ditë feste dhe për këtë klubui ka menduar të hapë dyert e stadiumit për të gjithë sportdashësit, duke iu bërë kështu një “dhuratë” të veçantë për të festuar së bashkuë këtë arritje historike.



Read it all at Bota Sot