Gjysmëfinalja e parë e “Play-off”-it: Bashkimi dhe Peja përballen

- Gazeta e Prizrenit

Gjysmëfinalja e parë e “Play-off”-it: Bashkimi dhe Peja përballen

Bashkimi i Prizrenit dhe Peja do të përballen sërish në gjysmëfinalet e “Play-off”-it, në një ndeshje që pritet të jetë tejet emocionuese.

Prizrenasit kanë përfunduar në vendin e parë të renditjes me 20 fitore dhe 8 humbje, ndërsa Peja ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e pestë me 14 fitore dhe 14 humbje. Pejanët, megjithatë, arritën të kalojnë Yllin në çerekfinale pas tri ndeshjeve të luftuara.

Bashkimi ka si qëllim të fitojë titullin e dytë të kampionit në histori, pas triumfit të parë në vitin 2018, ndërsa Peja kërkon titullin e shtatë, pas fitores së fundit në vitin 2023.

Në katër përballjet e zhvilluara gjatë këtij edicioni të elitës, Bashkimi ka triumfuar në tri raste, ndërsa Peja ka arritur të fitojë një ndeshje.



Read it all at Gazeta e Prizrenit