Dhunë në familje në Krushë të Madhe – konflikti për punën e djalit përfundon me kërcënim

- Gazeta e Prizrenit

Dhunë në familje në Krushë të Madhe – konflikti për punën e djalit përfundon me kërcënim

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në fshatin Krusha e Madhe të komunës së Rahovecit, ku një konflikt mes bashkëshortëve, të dy me aftësi të kufizuara në të folur dhe dëgjim, ka alarmuar Policinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se sot pasdite është raportuar se një burrë 65-vjeçar me inicialet A.H. ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në tentativë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas deklarimeve të viktimës, gjithçka nisi kur i dyshuari shfaqi pakënaqësi për punën që po bën djali i tyre, i cili kishte hapur një autolarje në fshat. I nevrikosur, ai ka marrë një shkop prej druri dhe është nisur drejt vendit të punës së djalit me qëllim, siç dyshohet, dëmtimin e automjeteve që pastroheshin aty.

Në përpjekje për ta ndaluar, bashkëshortja e tij i ka dalë përpara dhe është përballur me të, ndërsa i dyshuari, në një moment tensioni, ka tentuar ta godasë me shkop. Viktima ka arritur ta shmangë goditjen dhe ta largojë mjetin e fortë nga dora e tij, duke parandaluar një incident të rëndë fizik.

Fatmirësisht, ajo nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është proceduar si “Dhunë në familje” me vendim të Prokurorit të Shtetit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit