Garë mes tre top klubeve për transferimin e Garnachos

- Bota Sot

Garë mes tre top klubeve për transferimin e Garnachos

Alejandro Garnacho do të largohet në verë nga Manchester United dhe kjo tanimë është e konfirmuar.

Si lojtari ashtu edhe klubi janë pajtuar për largimin e tij nga Old Traford, por mbetet e paqartë se ku do të vazhdoj karrierën ylli argjentinas.

E ardhmja e tij mbetet mes La Ligas spanjolle dhe Serie A italiane, ku Garnacho ka tre oferta.

Atletico Madrid po këmbëngul për ta rikthyer atë në Wanda Metropolitano, me Diego Simeonen që e vlerëson shumë bashkëkombësin e tij.

Ndërkohë në Serie A ka një derbi mes Napolit dhe Interit për t’i siguruar shërbimet e tij.

Manchester United ka vendosur që ta lejoj largimin e lojtarit dhe tanimë i ka caktuar çmimin e largimit prej 50 milionë eurove.



Read it all at Bota Sot