Man City shpreson ta zëvendësojë Bernardo Silvan me yllin e PSG-së

- Bota Sot

Man City shpreson ta zëvendësojë Bernardo Silvan me yllin e PSG-së

Manchester City po synon ta zëvendësojë Bernardo Silvan me yllin e Paris Saint-Germainit, Desire Doue, megjithatë, francezi është i etur të qëndrojë. 

‘Qytetarët’ po planifikojnë të rinovojnë ekipin e tyre këtë verë pas një sezoni zhgënjyes që kishin deri më tani. 

Me largimin e Kevin De Bruyne tashmë të konfirmuar, emri i fundit që po lidhet me një largim nga kampioni anglez është Bernardo Silva, i cili ka qenë pjesë e tyre që nga viti 2017. 

Sky Sports France ka raportuar se City ka qenë i impresionuar nga Doue, i cili ka shfaqur shenja mjaft premtuese me gjigantin francez me këta të fundit që po synojnë të fitojnë tripletën këtë sezon. 

Drejtuesit e Cityt po shpresojnë se ata mund ta joshin Doue të bëhet pjesë e tyre si zëvendësues i Silvas. 

Doue ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2029, sidoqoftë, paraqitjet e tij këtë sezon kanë detyruar francezët që t’i dhurojnë atij një kontratë të re me një pagë të përmirësuar dhe klauzolë më të madhe lirimi. 

Tetë herë kampioni i Ligës Premier do të duhet të punojë fortë deri në fund të sezonit për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot