Barcelona ka një numër mesfushorësh në radhët e veta, por është e vërtetë që është një pozitë që po tërheq shumë pyetje brenda klubit.
Ani pse duket sikur Frenkie De Jong do të nënshkruaj kontratë të re, blaugranasit duhet të përgatiten për mundësinë e largimit të tij.
Një nga opsionet që ata po shikonin vitin e kaluar ishte mesfushori Morten Hjulmand i Sporting Lisbonës, i cili kishte shkëlqyer nën drejtimin e Ruben Amorim.
Ishte raportuar vitin e kaluar se ai me gjasë do të largohej këtë verë dhe kjo duket se do të ndodhë.
Caught Offside ka raportuar se Barcelona është në mesin e ekipeve që janë të interesuara për Hjulmand, mes ekipeve si Arsenal dhe Manchester United.
Sidoqoftë, siç priret të jetë rasti për lojtarët që janë në radarin e Barcelonës, ka një interesim të fortë nga Liga Premier.
I njëjti medium shpjegon se një çmim prej 50-60 milionë eurosh mund të jetë i mjaftueshëm për ta bindur Sportingun të ndajë rrugët me Hjulmand.
‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për ta ribashkuar atë me Amorim, por do të donin ta bënin këtë me një çmim më të ulët, diçka që deri më tani nuk ka avancuar mes dy klubeve.
Kjo me shumë gjasë do të thotë se destinacionet e tij të mundshme janë Tottenhami ose Arsenali.
Tottenhami po kërkon të gjejë një alternativë për Yves Bissouma, teksa Arsenali rrezikon të humbasë Jorginhon dhe Thomas Partey në verë.