Këta janë tre të arrestuarit për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë

- Gazeta e Prizrenit

Këta janë tre të arrestuarit për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë kryer Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë

Gazeta Sinjali njoftoi emrat e të arrestuarve: Boban ToniçNadica Çepiç dhe Mirsad Ibro.

Të dyshuarit, sipas informacioneve të siguruara, dyshohen se në cilësinë e zyrtarëve korrektues në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit, kanë marrë pjesë në rrahje sistematike, tortura fizike dhe psikike, si dhe keqtrajtime çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë gjatë luftës.

Arrestimet janë realizuar më 21 prill 2024, në dy lokacione në Lipjan dhe një në Prishtinë, pas një aktiviteti hetimor të gjatë dhe veprimeve operative të koordinuara.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e Hetimeve të Krimeve të Luftës, ku pritet të intervistohen. Veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit