Shqiptari i Kosovës që po e dridh Zvicrën! Ja statistika e tij

- Bota Sot

Shqiptari i Kosovës që po e dridh Zvicrën! Ja statistika e tij

Xherdan Shaqiri është alfa dhe omega e skuadrës së Baselit. 

Baseli tani është çështje kohe kur do ta festojë titullin e kampionit. 

Ardhja e Shaqirit gjatë verës së kaluar ka rikthyer gjithçka në të mirë të Baselit dhe e ka bërë skuadrën më të frikshme.

Shaqiri me lojëra të mira, gola e asistime po e dridh Superligën e Zvicrës.

Mbrëmë përveç që ka shënuar, ka asistuar në tre gola për fitoren e thellë të Baselit me rezultat 5:0 ndaj Yverdoni.

Baseli kryeson me 61 pikë, ka 6 më shumë se Servette në pozitën e dytë pas javës së 33-të. 

Shaqiri ka edhe një të veçantë tjetër, tani kryeson listën e shënuesve  me 14 gola, ka një më shumë se Kutesa i Servettes.



Read it all at Bota Sot