Flick ngre tonet

- Bota Sot

Flick ngre tonet

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për çështjen e lojtarëve që nuk janë dukur shumë të kënaqur me zëvendësimet e kryera prej tij në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigo. Gjermani u shpreh "pa dorashka", duke komentuar:

“E kuptoj kur lojtarët mund të mos jenë të lumtur apo të kënaqur, kur nuk luajnë. Kam qenë vetë lojtar profesionist dhe i kuptoj ata. Të gjithë duan të tregojnë se mund të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e ekipit.

E kuptoj këtë, por nuk e kuptoj reagimin e tyre pas ndeshjes me Celta Vigo. Është një situatë që duhet pranuar nga lojtarët. Ndaj Celta Vigo arritëm një fitore të madhe me përmbysje.

Morëm vendimet e duhura, që na dërguan te fitorja. Më pëlqen t’i shoh reagimet e lojtarëve kur luajnë, të gjithë duhet ta festojnë fitoren, jo të shkaktojnë polemika".

Ndeshja kundër Mallorca: “Mendoj se Mallorca po bën një kampionat të mirë dhe ka mundësinë të luajë në Europë sezonin e ardhshëm. Do të jetë një ndeshje e vështirë, është një skuadër me përvojë, që mbrohet mirë dhe shumë e fortë në tranzicion… Duhet të jemi të përgatitur”.

Gjendja e Lewandowskit: “Shpresoj që të jetë gati për ndeshjet vendimtare. Duhet të presim, nuk e dimë se kur do të kthehet dhe sa do të mungojë. Preferoj të mos them më shumë”.

Ter Stegen: “Ai është gati, afër rikthimit. Do të flas me të. Do të vendosim kur është momenti më i mirë për të luajtur sërish”.



Read it all at Bota Sot