Barcelona pa trauma

- Bota Sot

Barcelona pa trauma

Nuk ka dyshim se dëmtimi i Robert Levandovskit është një pengesë serioze për Barcelonën.

Sulmuesi polak pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e majtë në ndeshjen kundër Selta Vigos.

Barça nuk ka bërë të ditur se sa kohë do të jetë jashtë, por sulmuesi do të humbasë ndeshjen e La Ligës kundër Majorkës sonte në mbrëmje dhe gjithçka tregon se ai nuk do të marrë pjesë as në finalen e Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit të shtunën më 26 prill. Pavarësisht lajmeve të këqija, Flik dhe klubi mbeten të qetë.

Sepse gjermani është i bindur se ka një ekip që mund të performojë në një nivel të lartë edhe pa golashënuesin e vet më të mirë në këtë sezon. Levandovski është lojtari i padiskutueshëm në vijën e sulmit të Barçës dhe golashënuesi më i mirë në La Liga.

Ai ka shënuar 40 gola këtë sezon në të gjitha turnetë ku ka luajtur dhe kryeson renditjen e “Pichichi” me 25 rrjeta. Kontributi i tij për katalanasit është më se i dukshëm. Por, e vërteta është se klubi katalanas ka zgjidhur me sukses ato pak përplasje në të cilat lojtari polak nuk është përfshirë.

MUNGESAT – Sulmuesi i Barcelonës ka humbur shumë pak ndeshje në këtë sezon. Më konkretisht tri takime. Ai nuk ishte në ndeshjen e La Ligës kundër Majorkës në fazën e parë, si dhe në ndeshjet e “Copa del Rey” kundër Betisit dhe Valencias.

Në të tria rastet, ai ishte në stol dhe nuk luajti, sepse Hansi Flik mendoi t’i jepte pak më shumë pushim.

Në përgjigje të mungesës së tij, Barcelona i fitoi ato ndeshje në mënyrë komode. Barça jo vetëm që fitoi, por shënoi edhe një numër të madh golash. Ai mundi të tre kundërshtarët dhe pësoi vetëm dy gola: një nga Majorka dhe tjetrin nga Betis.

FERRAN DHE OLMO – Flik ka disa opsione për të mbuluar mungesën e polakut në vijën e parë të sulmit. Më të mundshmit janë Ferran Torres dhe Dani Olmo. Këto janë burimet që tekniku gjerman ka përdorur më së shumti. Kundër Majorkës dhe Valencias ishte Ferran Torres që nisi si numri 9. Kundër Betisit, gjermani zgjodhi Dani Olmon.

Këta dy lojtarë kanë qenë edhe zgjedhjet e tij kryesore kur polaku është zëvendësuar gjatë takimit, veçanërisht Ferran Torres.



Read it all at Bota Sot