Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika, deklarohet avokati Kongjeli

- Bota Sot

Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Lika, deklarohet avokati Kongjeli

Pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Musa Kongjeli, avokat në detyrë zyratre i të arrestuasit R. M. i cili dyshohet për planifikimin dhe kryerjen vrasjes në këtë rast, tha se klienti i tij nuk është fare i përfshirë në këtë vepër penale, raporton KosovaPress.

Po ashtu, Kongjeli the se “ne konsiderojmë që s’ka pas fare grup apo planifikim për organizmin e kësaj vrasje”.

Kongjeli: Konsiderojmë që klienti im nuk është fare i përfshirë në këtë vepër penale

“Sipas prokurorisë janë në bashkëkryerje, dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë…Prokuroria deri më tash me provat që i ka siguruar deri tash, është bazuar në provat materiale. Është në hetim e sipër. Është duke i bërë grumbullimi i provave të tjera…Unë si mbrojtës i Rilindit duke u bazuar në ato prova që deri tash i kemi, konsiderojmë që klienti im nuk është fare i përfshirë në këtë vepër penale. Kështu që prokuria pretendon se ai ka qenë një ndër anëtarët e grupit që në bashkëpunim me anëtarët e tjera kanë planifikuar dhe kanë përgatitur veprën penale. Klienti im kategorisht e refuzon se ka të bëjë, apo në çfarëdo forme është i involvuar në këtë ngjarje. Ai thotë se nga ora 10:00 në mbrëmje deri në orën 03:00 të mëngjesit ka qenë me të fejuarën e tij…Ne konsiderojmë qe s’ka pas fare grup apo planifikim për organizmin e kësaj vrasje”, tha Kongjeli.

 



Read it all at Bota Sot