“Në dy vitet e fundit, të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim me Bevacizumab e kanë marrë terapinë në mënyrë të rregullt, përveç një mungese të përkohshme prej disa ditësh në fillim të këtij viti.
Edhe trajtimi me Acid Zoledronik është duke u zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme, pa ndonjë pengesë apo ndërprerje”, deklaron SHSKUK-ja, që thotë se në këtë Klinikë trajtohen mbi 200 pacientë me barna, e nganjëherë edhe 240.
“Aktualisht, furnizimi me barna në Klinikën e Onkologjisë është mbi 90% të mbulueshmërisë, duke përfshirë produktet esenciale për trajtim.
Mungesat që ekzistojnë lidhen kryesisht me barna të paregjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë autorizim marketingu dhe për të cilat procedurat e furnizimit janë më të ndërlikuara”, shton SHSKUK-ja.
Sipas tyre, barnat Bevacizumab (Avastinë) dhe Zoledronic Acid janë të disponueshme në Barnatoren Qendrore dhe në barnatoren klinike të Onkologjisë.
Furnizimi i tyre mbikëqyret në vazhdimësi, për të garantuar trajtim të rregullt për të gjithë pacientët në nevojë.