Paraburgim për serbët e arrestuar për krime lufte

- Gazeta e Prizrenit

Paraburgim për serbët e arrestuar për krime lufte

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj tre personave të arrestuar për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999.

Burime të sigurta konfirmojnë se vendimi është marrë nga gjyqtari Kushtrim Shyti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila po e trajton rastin me prioritet të lartë.

Të dyshuarit – që ishin arrestuar më 21 prill në Lipjan dhe Prishtinë – dyshohen se, në cilësinë e zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, kanë marrë pjesë në rrahje, tortura dhe trajtim çnjerëzor të të burgosurve shqiptarë civilë gjatë luftës.

Gazeta Sinjali do të sjellë më tej detaje të reja rreth aktakuzës dhe të kaluarës së të dyshuarve.



Read it all at Gazeta e Prizrenit