Klubi holandez fiton trofeun pas 92 vitesh pritjeje

- Bota Sot

Klubi holandez fiton trofeun pas 92 vitesh pritjeje

Go Ahead Eagles, klub holandez që merr pjesë ne Eredivisie, ka shkruar historinë duke ngritur një trofe pas 92 vitesh pritjeje, pasi mbrëmë fitoi Kupën e Holandës ku mundi në finale pretendentin kryesor Az Alkmaar.

Pjesa e parë e finales u mbyll në barazim pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë Az Alkmaar kaloi i pari në avantazh falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Troy Parrott.

Barazimi erdhi në minutën e 99-të sërish nga pika e bardhë e penalltisë, e ekzekutuar saktë nga Mats Deijl.

Shifrat 1-1 nuk ndryshuan në kohën shtesë prej 30 minutash dhe ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, aty ku lojtarët e Go Ahead Eagles u treguan më të saktë dhe fituan me shifrat 4-2.

Në fillim të viteve 1920-1930, Go Ahead Eagles ishte një nga ekipet kryesore në Holandë ku fitoi 4 tituj kampion, i fundit në vitin 1933, dhe më pas erdhi një thatësirë prej 92 vitesh pa trofe.



Read it all at Bota Sot