Ancelotti: E dua Realin

- Bota Sot

Ancelotti: E dua Realin

“Të qëndroj dhe vitin e ardhshëm për hakmarrjen time? Nuk kam pse të hakmerrem kundër asgjëje dhe askujt. E dua këtë stol, shpresoj të qëndroj sa më gjatë dhe, nëse një ditë mbaron, do t’i jem mirënjohës dhe do t’i heq kapelen kësaj skuadre. Asgjë më shumë”.

Kështu është përgjigjur trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, një pyetjeje për të ardhmen e tij në stolin e Merengues. “Në futboll gjithçka është e mundur, a ka ndonjë gjë në futboll që të befason? Klubi është i vetëdijshëm se ky ka qenë një sezon më i komplikuar se viti i kaluar dhe së bashku përballemi me vështirësitë”.

“Ka shumë presion, por është gjithmonë kështu në këtë pikë të sezonit. Stresi është karburant, nuk më shqetëson, përkundrazi më jep më shumë energji”.

“Problemet këtë sezon janë të qarta, humbëm dy lojtarë kyç në mbrojtje dhe ishte e vështirë t’i zëvendësonim”, vazhdoi Carletto në prag të ndeshjes kundër Getafe.

“Ne ndryshuam lojën tonë për të përfshirë lojtarë me karakteristika të ndryshme, por ne u përpoqëm të gjenim një ekuilibër. Shpresojmë ta gjejmë atë tani. Nëse nuk e bëjmë, do të jetë e vështirë të fitojmë”.

“Mbappé dhe Mendy? Ata nuk janë gati për nesër, por do të stërviten në ditët në vijim dhe mendoj se të dy do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës – shtoi ai -.

Formacioni i nesërm do të bazohet ekskluzivisht në performancën e së dielës mbrëma. Disa janë ende pak të lodhur, por kjo është normale”.



Read it all at Bota Sot