Babai dhe djali 17-vjeçar gjenden pa shenja jete, në prani të familjes

- Bota Sot

Babai dhe djali 17-vjeçar gjenden pa shenja jete, në prani të familjes

Një ngjarje e rëndë tronditi të martën fshatin Oltra, në komunën Lamon të Italisë.

Rreth orës 17:00, fqinjët dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan autoritetet, të cilat gjetën të pajetë babain 50-vjeçar, Vladislav Gaio dhe djalin e tij 17-vjeçar, Riccardo, shkruan Rai.

Sipas hetimeve paraprake, Gaio e goditi djalin me thikë dhe më pas u vetëvra me armë zjarri. Në banesë jetonin edhe bashkëshortja dhe vajza e vogël e çiftit, të cilat ndodhen të sigurta.

Ngjarja po hetohet nga autoritetet vendase.



Read it all at Bota Sot