Muller refuzon ofertën e klubit italian

- Bota Sot

Muller refuzon ofertën e klubit italian

Fiorentina thuhet se ka bërë një përpjekje për të nënshkruar me Thomas Müller si agjent i lirë në fund të sezonit, por që sulmuesi i Bayern Munichut mësohet se ka refuzuar propozimin e tyre.

35-vjeçari së fundmi është bërë i disponueshëm në treg pasi klubi gjerman njoftoi se nuk do të rinovonte kontratën e tij, që do të thotë se qëndrimi i tij 17-sezonal në “Allianz Arena” do të përfundojë.

Duke pasur parasysh klasin e tij dhe përvojën fituese, Müller pritet të tërheqë interes nga shumë klube evropiane dhe duket se Fiorentina lëvizi shpejt për të provuar dhe siguruar shërbimet e tij .

Megjithatë, ndërsa gazetari i “Sport Bild”, Christian Falk konfirmoi se “Viola” i kishte ofruar Muller një lëvizje në “Stadio Artemio Franchi” në fund të sezonit, ai gjithashtu shtoi se lojtari nuk është i interesuar për tiu bashkuar klubeve në Serie A.

Müller kohët e fundit shënoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit në ‘Allianz Arena”, megjithëse barazimi i tij i përkohshëm u ndoq shpejt nga goli i Davide Frattesit, i cili përfundimisht çoi në fitoren e përgjithshme 4-3 të “Nerazzurrëve” pas ndeshjes së kthimit në “San Siro”.



Read it all at Bota Sot