Asllani e nis nga minuta e parë derbin me Milanin?

- Bota Sot

Asllani e nis nga minuta e parë derbin me Milanin?

Edhe një herë derbi do të jetë një ndeshje prove për Kristjan Asllanin, i cili në këtë sezon ka qenë me fat pasi i është dashur që të luajë disa ndeshje përballë Milanit.

Sipas medieve italiane Simone Inzagi për duelin e sotëm do të bëjë roatcion të rëndë pasi në skuadër do të jenë plot gjashtë emra të ndryshëm krahasuar me lojtarët që nisën nga minuta e parë takimin në Bolonja.

Inzagi ka ndërtuar formacionin kundër Milanit sot duke marrë parasysh edhe kalendarin e ngjeshur të Interit.

Zikaltrit do të luajnë të dielën kundër Romës në takimin e vlefshëm për Serinë A ndërsa dy ditë më pas do të ndeshen me Barcelonën në një takim të vlefshëm për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Siç dihet në Kupën e Italisë kohët shtesë do të rikthehen për gjysmëfinalen dhe finalen dhe trajneri i Interit i trembet lodhjes së lojtarëve.

Formacioni i mundshëm: INTER (3-5-2): Josep Martinez; Bissek, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barela, Asllani, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Taremi.



Read it all at Bota Sot