Vuçiq merr pjesë, KE: Festimet e Ditës së Fitores në Moskë, pjesë e propagandës ruse

- Bota Sot

Vuçiq merr pjesë, KE: Festimet e Ditës së Fitores në Moskë, pjesë e propagandës ruse

Festimi i Ditës së Fitores në Moskë është pjesë e propagandës ruse dhe një përpjekje për të justifikuar pushtimin e Ukrainës, kështu që anëtarët e BE-së dhe vendet kandidate duhet të përmbahen nga pjesëmarrja në këtë ngjarje, tha sot një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

“Ne e shohim festimin e 9 majit si pjesë të propagandës ruse dhe një përpjekje për të justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë dhe për këtë arsye ne besojmë se ne duhet të përmbahemi nga dhënia e legjitimitet në çfarëdo mënyre kësaj lufte dhe të përmbahemi nga pjesëmarrja në atë festë”, tha zëdhënësja Paula Pinho në një konferencë shtypi.

Ajo shtoi se kjo nuk vlen vetëm për vendet kandidate, por edhe më shumë për anëtarët e BE-së që ranë dakord për një pozicion të tillë që në vitin 2022.

Kryeministri sllovak Robert Fico dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë njoftuar se do të marrin pjesë në Moskë.

Zëdhënësi i Zgjerimit Guillaume Mercier tha se Serbia duhet të konfirmojë drejtimin e saj strategjik.

"Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët tanë, duke përfshirë vendet kandidate si Serbia, se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë biznes si zakonisht," tha Mercier.

I pyetur nëse do të ketë pasoja për Serbinë, ai tha se është herët për të spekuluar në këtë pikë, transmeton KosovaPress.



Read it all at Bota Sot