Policia parandalon kontrabandën – sekuestrohen mallra me vlerë mbi 7 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

Policia parandalon kontrabandën – sekuestrohen mallra me vlerë mbi 7 mijë euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të zbulojë një rast të kontrabandës me mallra në Viti.

Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës – Lindje, u ndalua një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar. Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, dhe rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra”.

Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.



Read it all at Gazeta e Prizrenit