Valverde: Nesër e kemi mundësinë për hakmarrje

- Bota Sot

Valverde: Nesër e kemi mundësinë për hakmarrje

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, ka dhënë një intervistë për faqen e klubit para finales së Copa del Rey ndaj Barcelonës.

Lojtari nga Uruguai thotë se skuadra e tij është e gatshme për ta mposhtur ekipin katalunas në “El Clasciso”.

Madje ai thotë se pikërisht kjo ndeshje është e mirë për hakmarrje.

“Ne kemi një shans të mirë, shumë të mirë për hakmarrje”, ka thënë Valverde

Mesfushori pritet të luajë si mbrojtës i krahut të djathtë në mungesë të Carvajalit.

Ndeshja e nesërme zhvillohet në stadiumin e Sevillas nga ora 22:00./I.



Read it all at Bota Sot