Skuadra e Real Madridit nesër (e shtunë) luan finalen e madhe të Copa del Rey ndaj Barcelonës.
Trajneri Carlo Ancelotti ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen finale.
Pothuajse të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë ndeshje, përveç Camavingas që u lëndua ditë më parë.
Lajm i mirë është rikthimi i David Alabas, i cili u lëndua – por që është i gatshëm për këtë ndeshje.
Po ashtu edhe Mendy bën pjesë në këtë listë dhe raportohet se pikërisht ai do të jetë startues në krahun e majtë të mbrojtjes.
Kujtojmë që ndeshja nis nga ora 22:00 të shtunën dhe zhvillohet në stadiumin e klubit të Sevillas.