Real Madridi anulon konferencën për shtyp dhe seancën stervitore para ndeshjes me Barcelonën

- Bota Sot

Real Madridi anulon konferencën për shtyp dhe seancën stervitore para ndeshjes me Barcelonën

Real Madridi ka anuluar konferencën për media dhe stërvitjen e sotme para finales së Copa Del Rey, ndaj Barcelonës.

”Marca”’ raporton se trajneri Carlo Ancelotti dhe futbollisti Luca Modriç do të mbanin një konferencë shtypi në orën 19:15, por që nuk do të paraqiten.

Ata po ashtu do të pozonin me Ter Stegen dhe Hansi Flick.

Arsyeja e braktisjes së konferencës raportohet se është pasi Real Madridi ka kërkuar të ndryshohen gjyqtarët e finales, por kjo nuk është pranuar nga Federata Spanjolle e Futbollit..



Read it all at Bota Sot