Vinsent Kompany doli sot përpara gazetarëve për të prezantuar ndeshjen e radhës të Bajernit, i cili ndeshet ditën e nesërme në Mynih me Mainzin. Nëse bavarezët fitojnë dhe Leverkusen nuk bën të njëjtën gjë përballë Leverkusenit atëherë klubi bavarez do të festojë titullin e 34-rt në histori.
“Me Manizin do të shfaqemi të motivuar pasi ata na kanë mundur.
Do të japim maksimumin dhe jemi mjaft të motivuar për këtë takim”, tha Kompani, i cili evidentoi faktin se skuadra e tij në 30 takime ka pësuar vetëm humbje në Bundesligë duke barazuar këështu rekordin e vendosur nga Ançeloti në sezonin 2016/17 kur në mesfushën e ekipit kampion luante edhe Shabi Alosno.
Gazetarët pyetën belgun se si ndihej tani që ishte pranë triumfit të parë historik si trajner.
“]Nuk jam dakord me këtë që thoni, e kam dëgjuar shpesh herë dhe nuk jam dakord.
Për mua ky titull me Bajernin do të ishte i dyti pasi kam fituar edhe një më parë me Bërnlin kur u shpallëm kampion të Championship.
Nuk jam dakord që nuk e konsideroni atë sukses pasi ne dolëm në rrugët e qytetit dhe e festuam”, tha Kompany.