Besa e Kavajës do të përballet këtë të hënë me Pogradecin, në një ndeshje tepër të rëndësishme.
Sfida e vlefshme për finalen e “play-off” të Kategorisë së Parë, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 17:00.
Por në prag të këtij dueli, kavajasit kanë marrë një lajm tepër të keq.
Mbrojtësi, Erlis Frashëri, i cili u dëmtua në gjysmëfinalen e “play-off” përballë Apolonisë, është operuar në gju dhe e ka kaluar me sukses. Por për shkak të këtij operimi ai do të mungojë përballë Pogradecit.
Një nga pikat kyçe të ekipit të Emiliano Çelës do të jetë një mungesë e rëndësishme përballë një rivali të fortë si Pogradeci. Në krahun tjetër, Frashëri pritet të jetë gati vetëm për sezonin e ri futbollistik.