Trepça triumfoi në gjysmëfinalen e tretë të “Play-off”-it të ProCredit Superligës ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 67:61 (17:22, 23:11, 18:23, 9:5).
‘Xehetarët’ tani janë në epërsi 2:1. Ndeshja e radhës zhvillohet në kryeqytet, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.
Te Trepça u dallua Michael Myers Jr me 15 pikë e tetë kërcime, ndërsa te Sigal Prishtina më i miri ishte Donte Clark me 18 pikë, katër kërcime e katër asistime, njoftoi FBK, percjell Gazeta e Prizrenit.