Stojanoviq në telashe me tifozë, rezikon masë në Shqipëri

- Bota Sot

Stojanoviq në telashe me tifozë, rezikon masë në Shqipëri

Milosh Stojanoviq u shndërrua në një faktor te Vllaznia në momentin e zëvendësimit në ndeshjen e fundit të kupës kundër Dinamos. Mbrojtësi serb, i cili la fushën në minutën e 72-të të takimit, për t’i lënë vendin Bajramit zhvilloi një debat shumë të ashpër në atë moment.

Konkretisht, debati apo fjalët kërcënuese nuk ishin në drejtim të stafit teknik, por në drejtim të tifozëve në tribunën kryesore të “Elbasan Arena”.

28-vjeçari në momentin që la fushën u drejtua menjëherë te tribuna, madje duke bërë me shenjë për një person të caktuar, tifoz i Vllaznisë. Ajo çfarë ka acaruar më së shumti mbrojtësin kanë qenë fyerjet e vazhdueshme të tifozëve shkodranë, të cilët në ndeshjen ndaj Dinamos ishin shumë të zhgënjyer nga paraqitja e ish-futbollistit të Kastriotit.

Pavarësisht se stafi teknik arriti ta qetësonte për një moment Stojanoviq, duke e ulur në stol me “forcë”.

Këtë të fundit nuk e zinte vendi, pasi mbrojtësi shkoi poshtë tribunës së tifozëve që ishin pas shpinës së tij. Duke zhvilluar një debat në distancë i mbushur me kërcënime nga të dyja palët. Duhej ndërhyrja e futbollistëve të tjerë dhe stafit teknik te Vllaznia për të shuar debatin.

Një situatë e tillë patjetër prish disi “humorin” tek ekipi, i cili në luftë për titullin kampion do t’i ketë tifozët në krah. E nuk dihet gjithashtu nëse klubi ka marrë ndonjë masë ndëshkimore për Stojanoviç dhe gjestin e tij.



Read it all at Bota Sot